Qendra Evropiane për Drogën: Shqipëria vend burim i kanabisit, vend tranzit për kokainën e heroinën

Qendra Evropiane për Drogën: Shqipëria vend burim i kanabisit, vend tranzit për kokainën e heroinën

Për të tretin vit radhazi, Shqipëria vazhdon të jetë vend burimi kryesor për kanabisin që trafikohet në vendet e BE-së.

Këtë lajm e ka konfirmuar Laurent Laniel,  analist shkencor për reduktimin e ofertës së drogës, në Qendrën Europiane të Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) , në një intervistë për Revistën Monitor, mënjeherë pas publikimit të raportit vjetor për drogën në BE.

Megjithëse raporti i sapo publikuar nuk e përfshin Shqipërinë por vëzhgon shtetet anëtare të BE-së, zoti Laniel shprehet:

“Shqipëria vazhdon të jetë burim i furnizimit të kanabisit që trafikohet dhe konsumohet në BE dhe “kjo është e sigurt”.

“Dy vjet më parë, sipas autoriteteve shqiptare dhe italiane, prodhimi i kanabisit në Shqipëri ishte zvogëluar në mënyrë dramatike, por kjo duket se është rikthyer vitin e kaluar, duke pasur parasysh sasinë e barit të kanabisit (dhe produkte të tjera) që u kapën në Shqipëri.

Vitin e kaluar u kapën 75 ton kanabis në Shqipëri dhe kjo nuk është një sasi e vogël. Do të ishte mrekulli sikur kjo të mbaronte nga një vit në tjetrin.”

Ndërkohë raporti thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë një rëndësi të veçantë jo vetëm si prodhuese të kanabisit dhe nënprodukteve të tij, por dhe si rrugë kalimi për heroinën dhe kokainën.

Dy janë rrugët kryesore të trafikimit të heroinës drejt vendeve të BE-së: Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Shqipëria, si pjesë e daljes jugore të rrugës ballkanike, luan rol të rëndësishëm në të dyja rrugët.

Raporti i përvitshëm vetëm për Shqipërinë nga Qendra Evropiane e Monitorimit të Lëndëve Narkotike (EMCDDA) pritet të publikohet në fund të vitit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>