Presidenti turk Erdogan fitoi dje mandatin e dytë 5-vjeçar në zgjedhjet presidenciale. Pas këtyre zgjedhjeve, hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese që u votuan në referendumin e prillit 2017 dhe i japin më shumë pushtet presidentit.
Megjithëse nuk ka ende rezultat përfundimtar, rezultati i derimëtanishëm është 53 për qind të votave për Erdoganin, ndërsa nga opozita, kandidati që mori më shumë vota është ai I qëndrës së majtë, Muharrem Ince me 31 për qind.
Presidenti Erdogan shpalli fitoren e tij dje në mbrëmje duke deklaruar:
“Fitues të zgjedhjve janë Turqia dhe populli turk.” Erdogan tha se tani e tutje fokusi i politikave të tij do të jetë goditja e grupeve terroriste dhe kthimi i emigrantëve sirianë në tokat e tyre.
Ndërsa opozita ende nuk e ka pranuar humbjen dhe u shpreh se do të vazhdojë luftën e saj në mënyrë demokratike.
Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan një vit më parë nga afati zyrtar i parashikuar me ligj. Arsyeja për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ishte hyjra në fuqi e ndryshimeve kushtetuese që më pas do ta khenin vendin në një republikë presidenciale.
Kjo do të thotë se posti i kryeministrit eleminohet, kompetencat e parlamentit dobësohen dhe vendimmarrja praktikisht vendoset në duart e presidentit. Fitimi i zgjedhjeve i jep presidentit Erdogan fuqi absolute në drejtimin e vendit.