Imami i Xhamisë së Rrugës së Kavajës Ahmed Kalaja i ka thurrur sot lavde Edmond Begës, trafikantit shqiptar të arrestuar të shtunën nga policia greke.
Në një postim në facebook Imami Kalaja shkruan:
“Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik. Pa dyshim qe shume shpejt gjerat u zbardhen edhe u sqaruan. Tani pyetja eshte: a do te gjejne faltore apo altar ku te falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit per padinjitetin e tyre?!”
Imami Kalaja i referohet akuzave të opozitës ndaj qeverisë për mos arrestimin e Edmond Begës dhe ndaj deputetit e Sekretarit të PS-së Taulant Balla për lidhje të ngushta biznesi me Begën.
Pavarësisht se Edmond Bega është në kërkim nga autoritete italiane për pjesmarrje në organizatë të strukturuar kriminale për trafikimin e kokainës dhe heroinës, për Imamin Kalaja ai është i pafajshëm dhe po përdoret politikisht.
Bego, njeri i afërt i Aldo Bares dhe u arrestua në Tiranë në vitin 2009, për llogari të qeverisë italiane. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinos me 21 vjet burg, si drejtues i organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogës, bashkë me Aldo Baren.
Në shtator 2010, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga Gazi Dizdari, kryetar, dhe anëtarë: Fatos Lulo, Besnik Imeraj, Andi Çeliku e Majlinda Andrea, vendosën të ulnin dënimin e gjykatës italiane për Begon, nga 21 vite burg në 4 vite e 4 muaj.