Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar sot heqjen e sekuestros ndaj pasurisë së tij. Zoti Llalla ka depozituar në Gjykatën e Lartë rekursin për vendimin e marrë nga gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë që sekuestronte pasurinë e tij.
Më herët këtë muaj, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e rrëzoi kërkesën e Llallës për heqjen e sekuestros.
Pasuria e ish-kryeprokurorit, e përbërë nga një apartament në Durrës dhe disa sipërfaqe tokash në Tiranë, është sekuestruar që prej 23 korrikut. Llalla po hetohet për “shpërdorim detyre”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Adriatik Llalla nuk ushtroi të drejtën për t’u riemëruar në sistemin e drejtësisë, pasi mbarimit mandati i Prokurit të Përgjithshëm. Ai dha dorëheqjen më 10 shkurt 2018 dhe për këtë arsye nuk iu nënshtrua procesit të vetingut.