Korrupsioni dhe mungesa e shpresës, arsyet kryesore të rritjes së emigracionit

Korrupsioni dhe mungesa e shpresës, arsyet kryesore të rritjes së emigracionit

“I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor po ndeshet me problemin e emigracionit dhe politikanët e rajonit nuk duan të flasin për këtë problem. Nuk flitet më vetëm për emigrant ekonomik — njerëzit e pasur gjithashtu po largohen. Motivi kryesor i emigracionit është pamundësia për të ndryshuar situatën në vendet e tyre, korrupsioni, nacionalizmi, dhe liria e kufizuar”. Kështu u shpreh drejtuesja e qendrës studimore “Populari” dhe studiuese e Marrëdhënieve me Jashtë pranë KëshIllit të Evropës, Alida Vračić.

Sipas Vracic, shumë emigrant janë rikthyer në vendet e tyre në Ballkanin Perëndimor për të rifilluar një biznes por pas disa viteve ato kanë humbur shpresën dhe janë larguar sërish.

Ndër vendet e  Ballkanit Perëndimor, emigracioni shqiptar ka qënë i vetmi, i cili u kthye në një ndër problemet e rëndësishme për qeveritë e vendeve kryesore të BE-së si Gjermani dhe Franca gjatë viti 2017. Shqipëria në vitin 2017 u rendit e shtata në botë për numrin e azilkërkuesve për herë të parë në vendet anëtare të BE-së. Si dhe e para në botë për numrin e azilkërkuesve në BE në përqindje të popullsisë, me rreth 8 azilkërkues për çdo 1 mijë banorë. Ndërsa vendet e tjera të rajonit renditen shumë më poshtë se sa vendi jonë për numrin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>