Qeveria shqiptare ka vendosur të hapë një ekspozitë me vepra arti të realizmit socialist në Kosovë.
Ekspozita do të çelet ditët e ardhshme në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të janarit.
Në të do të ekspozohen rreth 112 punime në pikturë dhe skulpturë, të fondit të Galerisë së Arteve.