Dje, në qytetin e Divjakës një grup arkeologësh zbuluan rrënojat e një qyteti antik në Divjakë. Sipas arkeologëve qyteti duhet të jetë ndërtuar në gjysmën e shekullit të 6 -të përpara erës sonë dhe ka qënë i banuar deri në shekullin e 3-të para erës sonë.
Rrënojat e zbuluara i përkasin banesave, mureve rrethuese dhe rrugëve të qytetit antik.
“Ne po përpiqemi të kuptojmë se kush ka jetuar këtu, ndërmjet Apollonisë dhe Durrësit dhe kush i ka ndërtuar këto vendbanime. Fshati Babunaj në Divjakë është zgjedhur si vendi i parë nga ku do të fillojnë gërmimet.” — u shpreh Manuel Fidler arkeolog i Universtiteti të Berlinit, pjesë e grupit të arkeologëve.
Gërmimet në Divjakë po kryehen në pjesën kodrinore të qytetit. Gërmimet në qytetin Arnisa do të vazhdojnë edhe gjatë tetorit.
Më pas projektit do të shtrihet në të gjithë vendin me qëllim krijimin e hartës së Shqipërisë.