Është 21 numri i të arrestuarve i një operacioni antidrogë që po zhvillohet midis Italisë dhe Shqipërisë. Policia Italiane ka arritur të sekuestroje, ditën e sotme, asete që kapin një vlerë prej 10 milionë euro , rreth 1000 kg drogë dhe të zbulojë dy rafineri të përpunimit të drogës.
Ky është rezultati paraprak i një aksioni që po zhvillohet nga Guardia di Finanza dhe Policia Shqipitare.
Në këtë operacion marrin pjesë më shumë se 100 forca policore.
Nga informacionet, mësohet se organizata kriminale ishe e strukturuar në celula, sipas modeleve të grupeve terroriste, në mënyrë që të operonte dhe në rast të kapjes së disa prej antarëve të saj.