Njësoj si tre vite më parë në rastin Zagani-Tahiri, Kryeministri Rama po përdor të njëjtën taktikë për rastin Nuhu-Xhafaj: akuzon dhe diskretiton punonjësin e policisë Emiljano Nuhu, që denoncoi kapjen e shtetit nga krimi dhe merr në mbrojtje ministrin e tij Fatmir Xhafaj.
Fjalët e Kryeministrit Edi Rama në shtator 2015, kundër Dritan Zaganit:
“Një kriminel, nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajën t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi. Heroi që na kërkoka përgjigje, që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura për të, por është paraqitur për azil politik në një shtet tjetër.
Fjalët e Kryeministrit Edi Rama në shtator 2015, në mbrojtje të ish-ministrit Tahiri:
“Unë e marr me mend se çdo të thotë për ju […]kur dëgjon gjithfarëlloj akuzash, gjithfarëlloj monstruozitetesh, dhe gjithfarëlloj sulmesh verbale mbi Ministrin e Brendshëm, mbi drejtuesit e Policisë së Shtetit, mbi vetë qeverinë në raportet me krimin dhe me gjithë përmbajtjen e betejës për të cilën ju dilni çdo mëngjes nga shtëpia. Duhet të jetë padyshim shumë e rëndë. …Duhet të jeni krenarë që me rezultate, me shifra dhe fakte të pakontestueshme keni hedhur në tokë të gjithë sasinë marramendëse të baltës, që për muaj e muaj të tërë ka rënë mbi Policinë e Shtetit, mbi drejtuesit e saj dhe mbi Ministrin e Brendshëm.”
Fjalët e kryeministrit Rama sot, më 15 tetor 2018, kundër Emiljano Nuhut dhe në mbrojtje të ministrit Xhafaj:
“Lajmi i rremë ose shpifja ka qenë mes nesh në faqet e para të gazetave dhe në edicionet e mediave tradicionale. Kam ardhur këtu sepse dalldia e shpifjeve dhe fabrikimeve nuk duhet të ndikojë në punën tuaj. Intesifikimi i gjyleve te balës të hedhur ndaj kësaj godine nuk duhet t’ju shpërqëndrojë në asnjë moment nga misioni dhe qëllimi i kësaj trupe. Kriza ulëritëse e politikës është një shtysë që duhet të mbledhe energjinë e brendshme për të ngjitur lart policinë e shtetit. Statistikat janë në anën tonë, flasin qartë për ku ishte dhe ku është vendi në raport më krimim.
Lufta politike dhe mediatike për të krijuar perceptimin e kundërt nuk do ndalet. Quhet luftë e dëshpëruar për pushtet.
Sot ka nisur një kujë e zezë që rreket tu thotë njerëzve që krimi po bën kërdinë.
Policia shqiptare duhet të jetë tëk shigjeta e mesatares së pëerformancës së Bashkimit Europian. Objektivi ynë është që ta çojmë shigjetën në mes. Kjo klimë që synon çoroditjen e njerëzve nuk mund të cënojë shënjestrën e policisë së shtetit dhe imazhin e saj. Është një arritje e madhe e qeverisë në këto 5 vjet që policia e shtetit fitoi pavarësisnë nga partia në pushtet. Sot policia e shtetit është e pavarur nga partia në pushtet.
Sot djali i deputetit është aty ku e ka çuar drejtësia dhe jo aty ku do ta kishte lënë dje partia. Ku ishte drejtori i ShÇBA-së ku shpifësi me uniformë solli shpifjen e tij. Pse iu la një shpifësi brenda policisë që të krijonte një vorbull siç e kishte planifikuar dhe të kërkonte azil politik. Në pamjet e kamerave del qartë se e tërë skena që ngriti dallgën e baltës mbi policinë e shtetit është një sajesë e tij fund e krye.
Një film me krim për vëllanë, një video me krim për djalin, për krushkun, krimi këtu, atje, Taulanti nuk diskutohet, Fatmiri po, unë as diskutohet.”