Dosjet e Çukos dhe Ndokës do gjykohet si pjesë e dosjes së bandës së Shijakut

Dosjet e Çukos dhe Ndokës do gjykohet si pjesë e dosjes së bandës së Shijakut

Dosjet e dy ish-deputetëve socialist Arben Çuko dhe Arben Ndoka do të gjykohen bashkë me dosjet e të arrestuarve të tjerë të bandës së Shijakut, drejtuar nga vëllezërit Avdyli.

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi sot kërkesën e dy ish-deputetëve për veçimin e dosjeve të tyre nga të arrestuarit e tjerë të 21 tetorit.

Avokatët e Çukos dhe Ndokës kanë kërkuar gjykim të veçuar pasi sipas tyre, klientët e tyre nuk kanë qenë pjesë e grupit kriminal, por gjykata dyshon se ka dyshime të arsyeshme që dy ish-deputetët kanë ndihmuar anëtarët e bandës së Shijakut, ndaj nuk mund të gjykohen veçmas tyre.

Arben Çuko, ish-deputet dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, u arrestua më 21 tetor dhe akuzohet për ‘korrupsion pasiv’ gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.  Ai dyshohet se i merrte rryshfet të dënuarve për t’i dhënë leje. Emri i Çukos është dëgjuar gjatë përgjimeve të telefonatave mes anëtarëve të bandës Avdyli.

Më 21 tetor u arrestua dhe Arben Ndoka, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash në Lezhë. Vëllai i Ndokës, Xhevahir Ndoka, u arrestua në të njëjtën ditë, si pjesë e bandës së Shijakut.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>