Partia e Lega Italia e Matteo Salvinit është rritur ndjeshëm në krahasim me Lëvizjen 5 Stelle, anëtare e koalicionit qeverisës. Ky është përfundimi i dalë nga sondazhi i kryer nga Ipsos dhe i publikuar nga gazeta italiane Corriere Della Sera.
Sipas sondazhit, 34,7 për qind e italianëve janë përgjigjur se do të votonin për partinë e djathtë Lega Italia — një rritjen e ndjeshme në krahasim me 17,4 për qind të votave që kjo parti mori në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtuar më 4 Mars.
28,7 për qind e qytetarëve thanë se do të votonin për Lëvizjen 5 Stelle. Kjo parti ka pësuar rënie në krahasim me 32,7 përqind të votava të fituara në zgjedhjet e Marsit.
Ky lajm erdhi në një kohë kur tensionet ndërmjet Romës dhe Brukselit mbi miratimin e buxhetit të Italisë, si dhe debatet brenda partive të koalicionit qeveritar janë rritur ndjeshem.
Kryetari i Lëvizjes 5 Stelle Luigi di Maio, i cili është edhe një nga dy zëvendës Kryeministrat, foli për këto tensionet në një intervistë për median Corriere della Sera.
“Ne kemi nënshkruar një kontratë qveritare e cila duhet të respektohet nga të dyja palët,”—tha ai duke iu referuar se partia e Lega Italiane nuk po i përmbahet premtimeve të rëna dakord me 5 stelle.
Sondazhi tregon gjithashtu se Partia Lega Italia ka marrë shumë votues të 5 stelles. Sipas sondazhit, 16 për qind e votuesve të 5 Stelle u shprehën se tani do të mbështesin partinë e djathtë ekstreme.
Por, për qeverinë ka një lajm të mirë në sondazh — 57 për qind e italianëve tani e mbështesin qeverinë. Kjo mbështetje është me e larta në krahasim me atë që kanë pasur 6 qeveritë e mëparshme për të njëjtën periudhë qeverisje.