ARRSH vihet përballë ligjit: AIS i kërkon ARRSH-së informacion për projektin e debatuar të Unazës së Re

ARRSH vihet përballë ligjit: AIS i kërkon ARRSH-së informacion për projektin e debatuar të Unazës së Re

Projekti teknik për zgjerimin e unazës duket se është bërë në mënyrë krejtesisht jotransparente dhe me gjasa në shkelje të ligjeve dhe procedurave të qeverisë. Exit.al ka mësuar se ky projekt, në të vërtetë, ka qenë pjesë e propozimit të pakërkuar për një kontratë PPP për zgjerimin e unazës nga kompania Victoria Invest.

Sikurse ne shpjeguam, nuk dihet se si një projekt i tillë i bërë nga një kompani private është kthyer në projekt zyrtar, pa asnjë procedurë dhe veprim tjetër, nga Autoriteti Rrugor i Shqipërisë, i cili e ka përdorur projektin për tenderimin e punimeve të zgjerimit. Ajo që dihet është se ky fakt është mbajtur i fshehtë nga ARRSH, e cila ka pohuar publikisht se projekti teknik është bërë dhuratë nga një kompani private.

Ndërsa drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, nuk ka pranuar të japë shjegime ndaj gazetarëve që e pyetën se pse një kompani private duhet t’i ofrojë qeverisë një produkt i cili kushton rreth 1,5 milionë dhe është përgjigjur shkurt: “Shkoni pyetni kompaninë”.

Por Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS) ka vendosur ta vendosë ARRSH-ë dhe drejtorin e saj para përgjegjësisë ligjore për të informuar publikun në lidhje me këtë projekt publik të financuar nga paratë e taksapaguesve.

AIS, e cila është organizata kryesore që punon për të dhënat e hapura në Shqipëri, duke ushtruar të drejtën nën Ligjine Lirisë së Informimit, i ka kërkuar zyrtarisht ARRSH-së të bëjë publike gjithë informacionin mbi projektin dhe procedurat e ndjekura nga ARRSH në lidhje me të.

Në një kërkesë drejtuar sot ARRSH-ë, AIS ka kërkuar së pari t’i vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni i projektit teknik të veprës “Mbikalimi Pallati me Shigjeta–Unaza–Sheshi Shqiponja”, i projektuar dhe dhuruar nga kompania Ave Consulting.

AIS ka kërkuar, githashtu, dokumentat që lidhen me procedurën si është dërguar, si është marrë në dorëzim dhe si është pranuar si dhuratë projekti i Ave Consulting nga ARRSH-ja.

Po ashtu AIS këkron të dijë cilët specialistë dhe në çfarë mënyrë ARRSH-ja ka analizuar, vlerësuar dokumentat teknike dhe financiare të paraqitura nga Ave Consulting dhe konkluzionet përkatëse të  tyre; si dhe dokumentat e hartuar dhe miratuar nga ARRSH në lidhje me projektin, përfshi miratimin e tij.

Së fundimi, ASI ka kërkuar t’i vihet në dispozicion i gjithë informacioni në lidhje me procedurat ligjore dhe administrative të ndjekura nga ARRSH për ta kthyer projektin e dhuruar në dokumente teknike tenderimi për tre lotet e tenderuara për punimet e zgjerimit dhe përmirësimit të pjesës së unazës së jashtme të tiranës nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja.

ARRSH është e detyruar me ligj të përgjigjet brenda 10 ditësh pune.

AIS ka ndërtuar dhe menaxhon platformën e vetme në Shqipëri për të dhënat e hapura, Open Data Albania, dhe sistemim RedFlag për vlerësimin e prokurimeve publike, për të identifikaur procedurat e paligjshme, mugesën e ndershëmrisë dhe të konkurencës, klientelizmin dhe abuzimet e tjera në procesin e prokurimit publik në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>