Përfaqësuesja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme Federica Mogherini i ka kërkuar sërish Kosovës uljen e tarifave doganore që qeveria kosovare i ka vënë produkteve serbe, që prej disa ditësh.
Përfaqësuesja e KE-së Mogherini ka telefonuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të diskutuar për këtë çështje.
Me anë të një njoftimi për shtyp, zyra e Mogherinit lajmëroi:
“Përfaqësuesja e lartë ka nënvizuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ngritur tarifat e doganës për produktet nga Bosnje e Hercegovina dhe Serbia vetëm sa ka komplikuar situatën dhe nuk ka sjellë zgjidhje të problemeve për popullatën në Kosovë apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen.
Kjo është një masë që nuk ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet.”