“Mendoj që zonja Mogherini e ka mbytë dhe e ka çrregullu dialogun. Nga një dialog për normalizim e ka kthy në një dialog për territore. I ka shkaktu dëm rajonit tonë. Është për keqardhje, pas një investimi të madh të BE-së, që me lejë një çrregullim. Qëndrimi i saj është i papranueshëm”.
Kështu iu pergjigjë sot Kryeministri Haradinaj deklaratës së Përfaqësuses së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini se:
“Një rezultat pozitiv do të ishte një marrëveshje ligjërisht e detyrueshmë për të dyja palët, që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në normalizimin e marrëdhënieve. […] Ne u ofrojmë mbështetje palëve, hapësirë dhe këshillim, dhe u takon atyre ta përcaktojnë agjendën, shpejtësinë dhe thellësinë e bisedimeve, përfshi edhe rezultatin e dialogut. […]Kjo do të thotë se nuk duhet të ndodhin ndarje etnike mes dy vendeve. Cilado zgjidhje të shqyrtohet në të ardhmes, ajo nuk duhet të çojë në shtete monoetnike.”
Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë u propozuar fillimisht nga Presidenti serb Vuçiç si kusht për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe dhënien fund të konfliktit mes dy vendeve. Më pas, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh pro këtij propozimi. Ai në vend të termit “shkëmbim territoresh” përdori gjatë deklaratave publike termin “korrigjim territoresh” duke propozuar bashkimin e Kosovës dhe Luginën e Preshevës, por pa shpjeguar se çfarë do të përfitojë Serbia në këmbim të Luginës. Ky propozim u mbështeteë fort nga Eurokomisioneri Hahn dhe Federica Mogherini.
Por në shtator 2018, ministrat e jashtëm të BE-së, gjateë një mbledhje teë organizuar neë Austri, pohuan njëzëri se rishikimi i kufijve mund të nxisë tensione eknike dhe mund të sjellë pasoja negative për vendet e tjera, për shembull, të inkurajojë Republikën Srpska në Bosnjë-Herzegovinë që të bashkohet me Serbinë.
Gjithashtu, edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh kundër ndryshimit të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Merkle gjatë një konferencë shtypi me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdip tha se megjithëse ka tendenca të caktuara në Ballkan për rivendosje të kufijve, një gjë e tillë nuk duhet të bëhet.