Forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të shpërndarë studentët të cilët po protesojnë përpara Kryeministrisë.
Në shenjë simbolike, studentët kanë tentuar të formojnë një kordon që rrethon Kryeministrinë, paralel me atë të policëve. Por sapo studentët kanë nisur të formojnë kordonin, policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë.
“Ne të gjithë si studentë vendosëm që në mënyrë simbolike të rrethohej Kryeministria. Më pas policia ndërhyri sikur ne ishim hajdutë, kriminelë, ndërkohë nuk kapin bandat,” shpjegoi një prej studentëve.