Pas bojkotit të mësimit nga studentët, Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë vendosi zevendësimin e orëve të mësimit si më poshtë:
Për semestrin e parë, mësimi do të shtyhet deri në 3 mars, sezoni i provimeve do të jetë nga data 4 deri në 24 mars dhe provimet e mbartura do të jenë nga data 26 deri më 28 shkurt.
Për semestrin e dytë, mësimi do të jetë nga data 25 mars deri në 23 qershor 2019, sezoni i provimeve do të jetë nga data 24 qershor dri në 14 korrik 2019.
Ndërsa për studentët e vitit të dytë master, nuk do të ketë shtyrje të mësimit dhe provimet e sezonit do të zhvillohen në fundjave gjatë periudhës së praktikës profesionale.
Gjithashtu, Fakulteti vendosi të mos i vërë mungesa studentëve për periudhën e protestës pasi orët e mësimit do të zëvendësohen.
Ndërkohë, pavarësisht protestave dhe bojkotit të mësimit, qeveria nuk plotësoi kushtet ekonomike të kërkuara nga studentët.