Eurostat renditi Shqipërinë si shtetin me pagë minimale bruto dhe për nga fuqia blerëse më të ulet në Europë.
Raporti i Eurostat u hartua në bazë të të dhënave të muajve janar dhe korrik të vitit 2015.
Në Shqipëri, paga mujore minimale bruto, është 22 mijë lekë ose përafërsisht 160 Euro. Vende të tjera me pagë të ulët minimale janë Bullgaria e Maqedonia, ndërsa shtetet me pagën minimale më të lartë janë Luksemburgu, Anglia dhe Hollanda.
Ndërkohë, paga minimale për nga fuqia blerëse në Shqipëri llogaritet të jetë rreth 41,250 lekë ose përafërsisht 300 euro.