Kryeministria ka organizuar mesatarisht një pritje çdo katër ditë, secila me kosto sa një dasëm për 100 persona në hotelin më të shtrenjtë të vendit, Hotel Sheraton, gjatë vitit 2015.
Këtë tregojnë të dhënat për shpenzimet e Kryeministrisë për vitin e shkuar të publikuara nga portali Open Data. Në 2015-ën, Kryeministria organizuar të paktën 90 pritje me kostot totale afërsisht 380 mijë euro ose rreth 4 300 euro për një pritje.
Kryeministria është institucioni që ka organizuar dhe shpenzuar për aktivitete pritje-përcjelljeje më shumë se çdo institucion tjetër publik në vend, madje më shumë se Kuvendi dhe Presidenca të marra së bashku.