Sot, Gjykata e Apelit së Kosovës ka lënë në fuqi vendimin “arrest shtëpiak” për katër deputete e opozitës.
Zoti Albin Kurti pas përfundimit të seancës gjyqësore deklaroi se nuk pret asgjë nga drejtësia por vetëm nga opozita e bashkuar.
Deputetët Albin Kurti, Faton Topalli, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujuni u arrestuan në muajin nëntor të vitit 2015 pasi hodhën gaz lotsjellës dhe spërkatës djegës në drejtim të ministrave dhe të Policisë.