Policia dhunon dhe arreston Sekretarin Organizativ të PD-së Sahit Dollapi

Policia dhunon dhe arreston Sekretarin Organizativ të PD-së Sahit Dollapi

Policia ka goditur me shkop gome Sekretarin Organizativ Sahit Dollapi. Zoti Dollapi ishte duke hequr maskën antigaz sipas kërkesës së policisë, në momentin kur dhjetra policë vërshuan ndaj tij me shkop gome dhe më pas e shoqëruan për në rajon. Policia largoi me dhunë edhe ish-deputen e PD-së Albana Vokshi, e cila po qendronte pranë Sahit Dollapit.

Për dhunën e ushtruar ndaj Sahit Dollapin reagoi Kreu i opozitës Basha, i cili tha se Dollapi “është dhunuar në emrin personal të Edi Ramës”. Zoti Basha i bëri i thirrje të gjithë protestuesve të shkonin bashkë me të në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Policia reagoi ndaj qytetarëve duke përdorur në mënyrë “eksesive” gazlotsjellës. Të pranishmit dëshmuan se sasia e gazit të përdorur ishte më e madhe se sa çdo herë tjetër, madje gazetarët ndërprenë transmetimet pasi u lënduan nga gazilotsjellës.

Gazilotsjellës kategorizohet si armë kimike. Pavarësisht se përdorimi i tij është i ndaluar në zonat ndërkombëtare të luftës, ai vazhdon të përdoret mbi qytetarët.

Kundër përdorimit të dhunës si nga policia dhe nga protestuesit reagoi Presidenti Meta dhe Ambasada Amerikane, të cilët bënë thirrje për distancim nga aktet e dhunës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>