Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e çështjes 339 dhe kandidatin për SPAK Vladimir Mara. Vendimi për zotin Mara u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Alma Faskaj dhe Firdes Shuli.
Prokurorit Mara nuk ju gjetën probleme me pasurinë. Lista e pasurive të deklaruara përpara KPK përbëhej nga 950 mijë lekë kursime, 200 mijë lekë depozitë në emër të vajzës si dhe një automjet me vlerë 600 mijë lekë.
Trupi gjykues nuk konstatoi probleme me deklarimin e pasurisë, por gjeti se ai kishtë një makinë të parregjistruar të blërë në Britani nga djali i xhaxhait të Marës për 2920 pound, ndërsa prokurori kishte paguar për të 3 mijë euro. Makina nuk ishte regjistruar në Shqipëri, ndërsa ishte përdorur gjatë viteve 2009-2011 nga Mara përmes një prokure. Prokurori Mara u justifikua se kjo ishte bërë nga kushuriri i tij për ta ndihmuar.
Në lidhje me profesionalitetin Komisioni hetoi çështjen e esktradimit të Nazer Seitit, i akuzuar si pjesë e grupit “Habilaj”.Vladimir Mara ka qënë një nga prokurorët e çështjes së Saimir Tahirit.
Prokurori Mara deklaroi se pavarësisht ekstradimit çështja ka vazhduar dhe ndodhet aktualisht në gjykim, por nuk dha detaje të tjera lidhur me arsyet e lejimit të esktradimit.
DSIK nga ana tjetër e konsideroi të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës së gjyqtarit.