KLP shtyn afatin për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

KLP shtyn afatin për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyu afatin për përzgjedhjen e tre kandidaturave për Prokuror të Përgjitshëm (PP). Në mbledhjen e sotme KLP vendosi të pezullojë procedurën e përzgjedhjes së tre kandidatëve për PP, derisa prokurori Olsian Çela të kalojë procesin e rivlerësimit.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi deklaroi se prokurori Çela nuk ka kaluar akoma në procesin e vetingut dhe i ka kërkuar KPK-së shpejtimin e procedurave të rivlerësimit.

Këtë javë pritej që KLP të përzgjidhte kandidaturat zyrtare për PP dhe tja dërgonte ato Kuvendit për votim.

Kandidatët për PP nga prokuroria janë Arta Markun, Fatjona Memçaj, të cilat janë konfirmuar në të dyja shkallët e vetingut. Ndërkohë nga radhët e avokatëve kandidat është Lulzim Alushaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>