U përpoqën të trafikonin një vajzë, policia arreston 3 persona

U përpoqën të trafikonin një vajzë, policia arreston 3 persona

Policia arrestoi tre persona dhe shpalli në kërkim një të katërt në Francë, të cilët dyshohen se do të shfrytëzonin një vajzë për prostitucion. Mes të arrestuarve ishte dhe një punonjëse e komisariatit të policisë kufitare në aeroportin e Rinasit.

Sipas një njoftimi për shtyp, pas aksionit të koduar “Tranzit”, policia arrestoi A.K (29 vjeç) nga Elbasani dhe A.Ç (26 vjeç) nga Librazhdi, të cilët po mundoheshin të trafikonin nga aeroporti i Rinasit drejt Francës një vajzë 26-vjeçare me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion. Sipas policisë në Francë vajzën do ta priste K.B (33 vjeç), i cili është shpallur në kërkim edhe nga autoritetet franceze.

Dy të rinjtë, sipas policisë, kishin korruptuar edhe një punonjëse të komisariatit të policisë kufitare në aeroportin e Rinasit. F.K (30 vjeçe) u tha se u arrestua pasi dyshohet se i ndihmoi të arrestuarit për të lehtësuar procedurat e kalimit të vajzës deri në zonën tranzit aeroportit.

Shqipëria mbetet vend me raste të larta të trafikimit të qënieve njerëzore drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Vetëm në Britaninë e Madhe, sipas raporteve të autoriteteve të atjeshme, për vitin 2018 u trafikuan 947 shqiptarë, të cilët u shfrytëzuan seksualisht ose për punë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>