Huatë e pa paguara prej të paktën 90 ditë arritën në 43 miliardë lekë—mbi 310 milionë euro—në fund të nëntorit 2015, nga 35 miliardë që ishin në fund të shtatorit.
Kjo rritje prej afërsisht 23 përqind e volumit të kredive me vonesë shlyerje dëshmon vështirësitë në rritje të bizneseve dhe individëve për pagimin e huave të marra në banka. Rritja e kredive të papaguara është një tregues i qartë i problemeve ekonomike që po kalon vendi.
Nga ana tjetër një zhvillim i tillë rrit prirjen e bankave për të shtrënguar kriteret e dhënieve të kredive, duke shtuar kështu presionet frenuese të rritjes eonomike.
Sipas klasifikimit të Bankës së Shqipërisë, kreditë e papaguara prej tre muajsh janë formalisht ende kredi të mira, por me potencial për t’u shndërruar në kredi problematike.
Kreditë klasifikohen si të këqija nëse kredimarrësi nuk paguan për një periudhë tre mujore, ndërsa nëse nuk papaguan për të paktën një vit kreditë konsiderohen të humbura.