Forcat Speciale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po rrethojnë Teatrin Kombëtar dhe Pedonalen pranë tij.
Policia po largon me dhunë gazetarët dhe kameramanët nga oborri i teatrit. Po ashtu, Forcat Speciale po tentojnë të hyjnë brenda teatrit për të nxjerrë me dhunë artistët dhe qytetarët, që prej disa orës kanë pushtuar teatrin.
Ndërkohë brenda teatrit, qytetarë e artistë po përpiqen të ndalin forcat e policisë të cilët kanë filluar vetë të nxjerrin materialet nga sallat e teatrit.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) prej disa orësh ka ndërprerë energjinë elektrike në godinën e teatrit.
Ndërkohë jashtë Teatrit, policia ka goditur ish-deputeten Albana Vokshi, sekretarin e PD-së Gazmend Bardhi dhe qytetarë të tjerë që po protestojnë kundër prishjes së teatrit.
Më herët sot, policia private dhunoi dhe regjisorët Robert e Edmond Budina dhe aktivistë të tjerë.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që prej 1 viti e gjysëm po proteston në mbrojtje të Teatrit dhe pronës publike, ka vendosur se nga sot e tutje do të qëndrojnë ditë e natë në mjediset e teatrit.