Pas kërkesave të përsëritura të Exit.al, që prej vitit 2018, dhe në shkelje të afatit kohor të përcaktuar nga ligji, Komisioni Evropian na përcolli më në fund, Raportin Fillestar të misionit EURALIUS V të hartuar në prill 2018.
Ndryshe nga EURALIUS IV, EURALIUS V ka refuzuar të botojë online raportin e tij fillestar, dhe, vazhdon të mbajë të fshehtë emrat dhe jetëshkrimet e specialistëve që punojnë për të, si dhe përbërjen e Bordit Drejtues të misionit.
Sikurse EURALIUS IV, edhe EURALIUS V është një mision ndihme i financuar nga Komisioni Evropian për të ndihmuar në hartimin e legjislacionit shqiptar dhe në ndjekjen e vazhdimësisë së Reformës në Drejtësi.
Sikurse Exit.al ka theksuar disa herë, EURALIUS është përgjegjës për një sërë opinionesh ligjore të dyshimta, të cilat kanë minuar parimet themelore të Reformës në Drejtësi, ndër të tjera duke propozuar shmangjen e vetimit për persnat kyç në sistemin e drejtësisë.
Për arsye të rolit të rëndësishëm në Reformën në Drejtësi, EURALIUS ka pasur një ndikimitë jashtëzakonshmë në kuadrin ligjor shqiptar, efektet shoqërore të të cilit do të ndihen për disa dekada.
Ndaj është e arsyeshme që kjo organizatë, e financuar me para publike, të jetë sa më transparente që të jetë e mundur me popullin shqiptar për këshillimin ligjor që ajo i jep parlamentit shqiptar. Por përkundrazi, shumë pjesë të Raportit Fillestar janë fshirë (mbuluar me të zezë) për të shmangur llogaridhënien publike.
Komisioni Evropian e justifikon këtë censurë pjesërisht si “mbrojtje e interesit publik në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Reforma shqiptare në drejtësi është një kriter kyç në bisedimet e anëtarësimit [..]. Reforma në drejtësi është në një fazë kritike të zbatimit. Objektivi i saj për të luftuar korrupsionin dhe për të depolitizuar sistemin e drejtësisë ëshët nga vetë natyra e saj shumë e ndjeshme si në nivel kombëtar dhe në nivel Evropian.
Raporti fillestar dhe anekset e tij përmbajnë analiza për çështje në zhvillim e sipër në nivele të ndryshme të hartimit dhe zbatimit të reformës.
[Raporti] përshkruan çështje të ndryshme që lidhen me systemin e drejtësisë dhe propozojnë veprime, aktivitete dhe hapa që duhet të merren në lidhje me to. […] Publikimi i pjesëve të fshehura të raportit të EURALIUS do të perceptohet nga autoritetet shqiptare jo vetëm si thyerje e besimit, por edhe si një verpim që minon autoritetin e tyre për të qenq ata vendimarrësit përfundimtarë mbi reformën në drejtësi. Në këtë kontekst, duhet të nënvizohet se shqiptare, kundërshtoi në mënyrë të përsëritur botimin e pjesëve të mbuluara.
Me fjalë të tjera, EURALIUS ka argumentuar tek Komisioni Evropian për llogari të qeverisë Rama se botimi i vlerësimit të tyre ligjor, i paguar me para publike të BE-së dhe me ndikim për gjithë shoqërinë e një vendi kandidat të BE-së, do të “minojë” qeverinë shqiptare?
Në fakt e vetmja arsye e mundshme është fakti se qeveria shqiptare, e etur për të shtënë në dorë të gjithë systemin e drejtësisë, po bënë çdo gjë përveç zbatimit me besnikëri të reformës në drejtësi.
Në rastin se EURALIUS e këshillon qeverinë shqiptare bazuar në parimet e reformës në drejtësi dhe të Kushtetutës, dhe qeveria do të kishte një dialog domethënës me parlamentin (përfshirë edhe opozitën) për zbatimin e reformës, në të mirë të vendit, nuk do të kishte asgjë për të fshehur.
Mesa duket, ka aq shumë për të fshehur sa EURALIUS “në mënyrë të përsëritur kundërshton” publikimin e pjesëve thelbësore të raportit.
Por për hir të argumentit lë të supozojmë se vlerësimet e bërë nga EURALIUS mbi zbatimin e reformës në drejtësi janë ndonjëherë kritikë ndaj qeverisë shqiptare, prandaj nuk do ishte e dëshirueshme që këto vlerësime të botoheshin. Por megjithatë, mëndja ta do se të paktën një përshkrim i thjeshtë i gjendjes aktuale të reformës në drejtësi në prill të 2018 (kjo është ajo që bën një raport fillestar misioni) do të ishte diçka që mund të botohej.
Gabim.
Duket se edhe thjesht faktet në lidhje me gjendjen ku ndodhet reforma në drejtësi nuk mund të bëhen publike.
Ja se si duket një “përshkrim i Gjendjes Aktuale” i pacensuruar:
Duket përshkrim i pafajshëm? Raporti është thjesht një përshkrim i fakteve të gjendjes së reformës në prill 2018.
Ndaj hidhini një vështrim materialeve të mëposhtme, ku ‘status quo’ është kaq “e ndjeshme” sa botimi u “kundërshtua në mënyrë të përsëritur” nga EURALIUS, në mënyrë që të mos ‘minohet’ qeveria Rama.
Mund të ketë vetëm një arsye pse bërja publike e këtij informacioni mund të “minojë autoritetin” e qeverisë Rama: Në prill 2018, nuk kishte asnjë politikë të tolerancës zero ndaj korrupsionit që zbatohej nga Ministria e Drejtësisë, nuk kishte asnjë lloj vlerësimi nga kolegët të çështjeve gjyqësore, nuk kishte asnjë përparim në krijimin e strukturave së posaçme të Prokurorisë Anti-Korrupsion, sikurse nuk kishte asnjë shenjë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Shiritat gri të censurës flasin më shumë se sa çdo tekst dhe ato duhet të ‘minojnë’ jo vetëm qeverinë shqiptare; ato janë një akt-akuzë e fshehëtësisë me të cilën EURALIUS ka vendosur të veprojë, jashtë vëzhgimit të shqiptarëve, shtetin e së drejtës së të cilëve EURALISU ka ndihmuar për të shkatërruar, dhe përtej kontrollit të qytetarëve të BE-së, paratë e të cilëve ata i shpenzojnë për litra të tërë bojë gri.