Sivio Pedrazzi, presidenti i Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipërisë, ka dhënë para dy javësh një intervistë për Revistën Monitor, botuar në numrin e fundit të revistës.
Ai ka shprehur shqetësim për situatën ekonomike në vend dhe veçanërisht për perspektivën e investimeve të huaja në vend.
Disa nga pikat kryesore të intervistës së tij janë:
- Investitorët e huaj nuk kanë interes të shtojnë investimet e tyre në vend nëse nuk përmirësohet klima e biznesit.
- Investitorët e huaj mund të largohen nga Shqipëria dhe t’i drejtohen vendeve fqinje, nëse, përveç përmirësimit të klimës së biznesit, nuk përmirësohen avantazhet konkuruese të vendit dhe norma e kthimit të investimeve.
- Për vitin 2016, shoqata e investitorëve parashikon një rritje të moderuar të ekonomisë me rreth 2,3–2,5 përqind, shumë më e ulët se parashikimi qeveritar prej 3,0-3,5 për qëind.
- Borxhi i brendshëm duhet mbajtur nën kontroll të rreptë pasi ka arritur nivele shqetësuese.
- Niveli i ulët i konsumit në vend është shumë shqetësues.
- Niveli aktual i pagave në vend nuk ka gjasa të përmirësohet së shpejti.
- Shqipëria duhet të zhvillojë industrinë prodhuese dhe turizmin, duhet tyë rrisë prodhimin bujqësor, dhe shtojë kapacitetet e prodhimit të energjisë.