Inspektoriati i Punës: në 6 muaj 25 të vdekur nga mbi 100 aksidente

Inspektoriati i Punës: në 6 muaj 25 të vdekur nga mbi 100 aksidente

Në 6 muajt e fundit 25 persona kanë humbur jetën si pasojë 109 aksidenteve të raportuara në punë.

Lajmi u bë me dije nga Irena Gjoka, përgjegjëse në Inspektoriatin e Punës (IP), e cila ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top-Channel.

Sipas Gjokës kompanitë vazhdojnë t’i fshehin rastet e aksidenteve, ato nuk raportohen fare ose raportohen me vonesë:

“Në 10 për qind të rasteve që ne kemi shqyrtuar, lajmi është raportuar nga mediat, i lënduari, apo familjarët”.

Të dhënat e raportuara nga IP bëjnë fjalë për aksidente që kryesisht ndodhin në sektorin e prodhimit – si fasoneria – dhe atë minerar, ndërsa për sa i përket ndërtimit, aksidentet në këtë sektor zënë 23 për qind të totalit.

Por në sektorin e ndërtimit aksidentet konsiderohen me vdekshmëri shumë herë më të lartë.

Gjoka tregoi se IP ka vetëm 98 inspektorë, të cilët mund të mbulojnë deri në 6 për qind të kompanive.

Megjithatë ajo u shpreh se “sado të jetë, numri i inspektorëve do të jetë i pamjaftueshëm nëse nuk rritet kultura parandaluese e aksidenteve në punë”.

Pas rasteve të muajve të fundit ku humbën jetën tre punëtorë, IP nisi një fushatë inspektimi dhe sipas Gjokës, deri më tani ka “pezulluar 16 kompani ndërtimi”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>