Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Birchardt nuk do të marrë asnjë masë disiplinore për fyerjen publike ndaj protestuesve të Unazës së Re, dy javë më parë.
Një burim me dijeni mbi ngjarjen i tha Exit.al se OSBE ka mbyllur hetimin dhe ambasadori nuk do të marrë masë disiplinore për veprimin e tij. Ata gjithashtu thanë për Exit.al se Zëvendës kryetari gjerman i Misionit të OSBE-së, i cili u mbështet nga Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, doli në mbrojtje të Bochardt.
Gjithashtu, burimi u shpreh se Igli Hasani, ambasadori shqiptar në OSBE ka thënë se qeveria shqiptare nuk ka asnjë problem me Bochardt: ai po bënë punën e tij.
Ambasadori i OSBE-së u vu në qendër të vëmendjes pasi i drejtoi gjeste fyese protestuesve të Unazës së Re. Momenti u fiksua nga kamerat kur Zoti Borchardt po kalonte rrugën dhe u përball me disa brohoritje prej protestuesve.
I gjendur nën trysninë e situatës Borchardt tregoi me gishtin e mesit për nga turma dhe u largua shpejt. Ai, më pas kërkoi ndjesë për gjestin që bëri kundër protestuesve të Unazës së Re, përmes një postimi në Tëitter.
Pavarësisht reagimit të ashpër ndaj sjelljes së ambasadorit, Misioni i OSBE-së në Tiranë nuk e komentoi asnjëherë sjelljen e pahijshme të Ambasadorit Bernd Borchardt ndaj protestuesve të Unazës së Re.