Ilir Meta dhe gjarpërinjtë e ishullit të Sazanit

Ilir Meta dhe gjarpërinjtë e ishullit të Sazanit

“Po të dëgjosh ndonjëherë se çfarë thonë politikanët në Kuvend, është t’i marrësh të gjithë bashkë dhe t’i çosh në ishullin e Sazanit, të rrinë me gjarpërinjtë. Kjo është shkak i paaftësisë për të parë më larg nga ana e politikës.”

Kështu ka thënë sot Kryetarit i Kuvendit Ilir Meta, gjatë emisionit të mëngjesit në News 24.

Por për të vënë në dukje nivelin e ulët intelektual apo mungesën e kulturës politike në ligjërimin e kolegëve të tij, Zoti Meta ka përdorur të njejtën gjuhë banale.

Autori i epitetit të famshëm “kokëpalarët” për qytetarët dhe i shprehjes boshe më të famshme në vend, “me dashuri dhe qetësi”, edhe pse ka dashur që të tregojë se është ndryshe, në fakt ka treguar që është njësoj.

Në të shkuarën, Zoti Meta është dalluar për një gjuhë të ashpër politike, veçanërisht kur është dashur t’u përgjigjet akuzave që i janë bërë. Të njohura janë veçanërisht sulmet dhe akuzat e ashpra personale që ai ka bërë në drejtim të Kryeministrit Rama, që sot është aleati i tij në qeverisje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>