Qeveria e SHBA-ve ditën e hënë paraqiti dokumentat zyrtare për largimin e SHBA-ve nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimin e Klimës.
“Presidenti Trump vendosi të dalë nga Marrëveshja e Parisit për shkak të detyrimit të padrejtë financiarë kundrejt punëtorëve, bizneseve, dhe taksapaguesve amerikanë, të vendosur nga kjo marrëveshje”, tha ish-Sekretari i shtetit Mike Pompeo në një deklaratë më 2017.
SHBA do të largohen zyrtarisht një vit pas dorëzimit të dokumentave zyrtare. Pra ata do të largohen më 4 nëntor të 2020, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale. Trump premtoi të dalë nga marrëveshja në vitin 2017, por nuk mund të niste procesin deri në 3 vjet nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.
SHBA-të do të jenë i vetmi vend në botë që nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes, e cila i detyron vendet anëtare të vendosin objektiva për të ulur emetimet e gazrave.