Donald Tusk u zgjodh dje presidenti i ri i Partisë Popullore Evropiane. Ai ishte kandidati i vetëm për këtë vend. Donald Tusk do të zëvendësojë Joseph Daul.
Në fjalën e tij, Tusk tha se shqetësimet kryesore të PPE-së janë siguria, respektimi i të drejtave dhe lirive të individit, dhe lajmet e rreme. Ai tha se vendet e BE-së për hir të mbrojtje së kufijve dhe territorit të tyre nuk duhet të sakrifikojnë, zbatimin e ligjit, shtetin e së drejtës, liritë e individit.
“Vetëm ata të cilët afrojnë siguri dhe në të njëjtën kohë ruajnë zbatimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, duhet të ketë të drejtën për të drejtuar një vend”, tha Tusk.
“Ne nuk duhet të heqim dorë nga siguria, për t’i hapur vend politikës populiste, manipulatorve dhe autokratëve, të cilët i thonë njerëzve se liria nuk mund të ecë përkrah me sigurinë”, shtoi Donal Tusk.
Donald Tusk foli edhe për lajmet e rreme dhe ndikimin e tyre në manipulim e qytetarëve:
“Në luftën politike, e vërteta dhe sjella e moralshme nuk mund të jenë tërësisht të pafuqishme kundër lajmeve të rreme, manipulimit dhe urrejtjes.
Në një anë ne kemi partitë të populizmit të papërgjegjshëm, nga na tjetër, partinë tonë popullore të përgjegjëshme.”
“Pas pesë viteve jam i ngopur duke qënë shef i burokracisë evropiane. Tani jam gati të luftojë”, e mbylli fjalën e tij Donald Tusk.