Presidenti Meta deklaroi se më 8 dhjetor do të dalë në shesh dhe “nuk do të iki derisa t’i kthejmë të gjithë sëbashku popullit shqiptarë të drejtën e referendumit”. Në një konferencë për shtyp pas takimit me Këshillin e Ambasadorëve, Meta tha se:
“Dua ti them të gjithë qytetarëve shqiptarë, me ketë klasë politike papërjashtim, jeni të pashpresë. E vetmja rrugë për një të ardhme të mirë është të filloni të ushtroni demokracinë direkte.
Në Shqipëri nuk ka më votime. Por vetëm komandime. Kjo gjë duhet të marrë fund dhe do ta realizojmë të gjithë bashkë”.
Presidenti lajmëroi se më 8 dhjetor do të nisë një lëvizje e dytë për rikthimin e demokracisë tek populli. Ai tha se “epoka e partive mbaroi”.
“Populli, deputetë nuk zgjedh, dialog nuk ka, asgjë nuk ka, çfarë do bëjë populi shqiptarë që të mos iki të kërkoj të zbatohet e drejta për referendum.
Qytetarët të mos jenë viktimë e lojrave të partive. Epoka e partive përfundoi. Ata nuk prodhojnë dot dialog politik. Ato do bëjnë lojra të tilla dhe do ja vënë fajin njëra-tjetrës.
Oligarkët do të mbizotërojnë dhe bandat do të kontrollojnë vendin. Klasa politike dështoi, e ka larguar vendin nga Evropa si kurrë më parë”.
Presidenti dha disa shembuj se për çfarë mund të mbahej referendumi:
“Populli të shprehet nëse deputetët të zgjidhen nga populli apo partitë, presidenti të zgjidhet nga parlamenti apo të zgjidhet nga populli, që t’u thotë skam detyrim ndaj askujt.
Jo vetëm për ceshtje të tilla, por edhe lokale, duan njerëzit të shkatërrohet Vjosa? Le të votojnë njerëzit për inceneratorët”.
Në fund, Meta tha se kur ta përmbushë këtë mission do ët largohet nga politika:
“Unë e shikoj si mision dhe kur do i rikthej këtë mundësi do të largohem nga politika dhe nga Tirana, jo jashtë shtetit, por për rafting. E kam këtë mision, që popullit tia kursejmë këtë tallje të klasës politike”.