Një goditje e re tërmeti me magnitudë 5.3 të shkallës rihter ka rënë në orën 16:45. Tërmeti ishte me epiqendër në Detin Adriatik. Për shkak të lëkundjeve të reja u ndaluan përkohësisht operacionet e kërkim-shpëtimit. Ende nuk dihet se sa ishte kohëzgjatja. Sizmiologu Rexhep Koçi tha për News 24 se këto pasgoditje do të vazhdojnë.
Kjo eshtë goditja më e fuqishme pas goditjes së djeshme.