Exit.al ka marrë kërkesa nga qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërie, të cilët duan të ofrojnë ndihmë për lehtësimin e nevojave të familjeve të prekura nga tërmeti.
Exit.al u interesua pranë autoriteteve shtetërore dhe ndan me ju informacionin e mëposhtëm:
Ndihmat që nevojiten më shumë
Të gjitha llojet e furnizimeve për jetën e përditshme si ushqime, rroba, batanije, elektrike dore. Veçanërisht nevojiten produkte higjenike për fëmijë dhe gra. Si dhe ushqime për fëmijë të mitur.
Pikat e grumbullimit të ndihmave
Qendra shtetërore e Pritjes dhe të Administrimit të Ndihmave.
Numër kontakti :+35542233554 dhe +35542226601.
Kanali shtetëror e-albania/dhuro ku mund të kryhen dhurime financiare, rroba, ushqime.
Sheshi përpara Teatri Kombëtar në Tiranë, i ngritur nga ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’.
Në Kosovë, Lëvizja ‘Vetevendosje’ ka organizuar tri pika grumbullimi, në zyrat e tyre në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë.
Ndërkohë mund të kontaktoni edhe në faqen në internet termeti.com.