Nga sot, bileta e urbanit kushton 40 lekë. Këshilli bashkiak miratoi vendimin për rritjen e çmimit të biletës në dhjetor të vitit 2015.
Gjatë vitit të kaluar, Shoqata e Transportit Qytetas, e cila përfaqëson operatorët e shërbimit të transporit urban, i kërkoi Bashkisë Tiranë rritjen e çmimit të biletës së transporit urban nga 30 në 70 lekë.
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, Zoti Veliaj deklaroi se “bileta e urbanit nuk do të rritet” për sa kohë ai drejton Bashkinë.
Por, pavarësisht deklarimeve të Zotit Veliaj çmimi i biletës u rrit.