Tërmeti i fundit i gjeti të gjithë pa njohuritë më të vogal se si duhet të reagojmë në momentet e rënies së një tërmeti. Si rezultat njerëzit bënë veprime kaotike dhe shumë prejt tyre bënë veprime të cilat rrisin rrezikun e dëmtimeve.
Exit News sjell disa këshilla të volitshme nga udhëzimi i Agjensisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) në Shtetet e Bashkuara, të cialt janë të bazuara mbi përvojën shumë vjeçare të ekspertëve të tërmeteve dhe shërbimeve të shpëtimit.
Këto veprime bazë rrisin gjasat e shmagjes së dëmtimeve dhe të mbiojetesës gjatë tërmeteve.
Ato duhet të praktikohen paraprakisht, vecanëriosht duhet t’u mësohen fëmijëve. Të gjithë elementët e rëndësishëm si vendet e sigurta duhet të identifikohen dhe vendosen paraprakisht.
Nëse jeni brenda: SHTRIHU – FSHIHU– QENDRO
— FSHIHUNI POSHTË ndonjë tavoline, karrikeje, stoli të fortë. Nëse nuk ka asnjë të tillë pranë, kërrusuni ngjitur me ndonjë qoshe të brendëshme të ndërtesës, me kokën e mbrojtur me duart nën pjesën e brëndëshme të turpit të kërrusur.
— MOS VRAPONI për të dalë jashtë. Shumica e lëndimeve apo viktimave gjatë tërmeteve nuk shkaktohen nga shëmbjet e ndërtesave por nga goditjet e objekteve ndërsa nejrëzit hynë apo dalin nga ndërtesa.
— MOS PËRDORNI ashensorët.
— QËNDRONI LARG dritareve, pjesëve të qelqëta. Qëndroni larg mureve të jashtëm të ndërtesës. Qëndroni larg çdo gjëje që mund të bjerë, si abazhurë, apo mobilje.
— QËNDRONI NË KREAVT, nëse jeni në krevat në çastin e goditjes së tërmetit. Mbulojeni kokën me jastëk. Nëse krevati ndodhet poshtë ndonjë abuzhuri, braktiseni krevatin dhe shkoni në vendin e sigurtë më të afërt.
— QËNDRONI BRENDA brenda deri sa të ndërpriten lëkundjet dhe është e sigurt për të dalë jashtë.
Nëse jeni jashtë: QËNDRONI
— QËNDRONI ku jeni dhe prisni.
— LARGOHUNI nga ndërtesat, shtyllat e dritave, pemët, telat elektrikë.
Nëse jeni në makinë: NDALONI
— NDALONI sa më shopejt që t ëmudneni pa rrezikuar me frenim të menjëhershëm. Hapni krahun buzë rrugës.
— SHMANGNI NDALIMIN pranë ndërtesave, pemëve mbikalimeve apo shtyllave.
— SHMANGNI KALIMIN në mbikalime, ura
— LËVIZNI NGADALË pas tërmetit duke u siguruar që në rrugë nuk ka dëmtime.
Nëse jeni zënë nën rrënoja:
— MOS NDIZNI shkrepëse apo çakmakë
— MBULOJENI GOJËN me shami apo rrobë dhe merrni frymë përmes saj.
— MOS LËVIZNI apo të godisni me këmbë mbetjet
— GODISNI me dorë në ndonjë tub apo mur që krëkuesit të mund t’ju gjejnë.
— MOS BËRTISNI nëse mundeni, deri sa të bjerë pluhuri—e bërtitura mund të bëjë që të thithni pluhura të rrezikshëm.