Partia Demokratike ka reaguar për anulimin e koncesionit të rrugës Milot-Balldren. Deputeti Agron Shehaj shprehet se “nuk e anulloi qeveria por denoncimet e opozitës dhe distancimi i bankave nga skemat mashtruese të korrupsionit”.
“Qeveria pranoi një ditë më parë se kompania koncesionare e rrugës Milot-Balldren se nuk i plotësoi kushtet e kontratës koncesionare, pasi arriti të sigurojë paratë për ta ndërtuar rrugën”.
“Më shumë se 6 muaj me parë, ne denoncuam se kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital. Bankat e panë qartë që kontrata e koncesionit kishte pasaktësi dhe tregues të falsifikuar financiar”, shtoi Shehaj.
Zëvendëskryeministri Brace tha dje se qeveria ka anulluar koncesionin e rrugës Milot Baldlren, prej një muaji.
Ndërsa, pronari i firmës koncesionare ANK, Ndue Kola, i tha BIRN se ai ishte informuar mbi deklaratën e Braçes vetëm të shtunën në mëngjes dhe se ai ishte duke vijuar punën normalisht për zbatimin e saj.
“Unë jam duke aplikuar për kredi. Kontrata ka hyrë në fuqi më 4 tetor dhe unë kam afat deri në 4 tetorin e ardhshëm për fillimin e zbatimit.”