261 pallate dhe 2237 shtëpi të pabanueshme — Rama paraqit bilancin e termetit

261 pallate dhe 2237 shtëpi të pabanueshme — Rama paraqit bilancin e termetit

261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshëm në momentin aktual, 2237 banesa të pabanueshme. 851 pallate me dëmtime të mesme apo të lehta. 366 dosje projektesh për rindërtim.

Këto shifra i bëri të ditura sot Kryeministri Rama në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Kryeministri u shpreh se deri në maj 2021 të gjithë të pastrehët do të strehohen.

Ai tha se raporti përfundimtarë i dëmeve do të publikohen në janar, përpara mbledhjes me donatorët. Gjithashtu, javën që vjen do të paraqitet edhe ligji i posacëm i rindërtimit.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe Elvis Naci, presidenti i fondacionit Firdeus. Naci tha se deri më tani ka mbledhur 6 milionë euro ndihma. Ai shtoi se ka shumë kompani të huaja që duan të ndërtojnë shtëpitë në Thumanë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>