Paloka: Ahmetaj ministër për Rindërtimin tregon se Rama vjedh dhe në fatkeqësi

Paloka: Ahmetaj ministër për Rindërtimin tregon se Rama vjedh dhe në fatkeqësi

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e quajti emërimin e Arben Ahmetajt si ministër për Rindërtimin, “treguesin më të qartë se kryeministri Rama kërkon ta vjedhë popullin edhe në kulmin e fatkeqësisë.”

Në një postim në Facebook, Zoti Paloka shkruan:

“Gjithnjë në situata të vështira e të jashtëzakonshme nxjerrin kokën spekullantë që përfitojnë nga fatkeqësia. Kryesisht ata janë pazarxhinj pa shpirt që kur shohin që ka nevojë të shtuar për diçka menjëherë rrisin çmimet dhe pazarin!

E mbani mend; një nga thirrjet e para që beri Rama ishte për të ndaluar sjelljen e ndihmave materiale dhe ofrimin e mjeteve monetare, parave, megjithëse njerëzit ishin në nevojë (janë dhe sot) për ushqime dhe mjete të tjera.

Caktimi i Ahmetajt si personi që do të menaxhonte ndihmat financiare, ngjalli menjëherë reagim jo vetëm nga opozita. Ahmetaj është nga ish-ministrat më të akuzuar për korrupsion në një qeveri dhe administratë që vetëm pak ditë më parë u shpall nga organizmat ndërkombëtare si një nga qeveritë më të korruptuara në botë.
Por kjo jo vetëm nuk e frenon Ramën, por përkundrazi si në çdo rast tjetër, është kriter për ta emëruar Ahmetajn prapë ministër që do të menaxhojë paratë e ndihmave. E kjo ndodh pikërisht ditën që BE vendos për zhvillimin e konferencës së donatorëve.”

Arben Ahmetaj, ish-ministri i  Financave, u emërua sot ministër Shteti për Rindërtimin.

Sipas një postimit në rrjetet sociale të Kryeministrit Rama, zoti Ahmetaj do të bëjë “koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me programin [e rindërtimit] dhe do të ndjekë orë e minutë zbatimin e programit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>