Kryeministri Rama u shpreh i vendosur për të hetuar të gjithë ata që kanë përgjegjësi në lidhje me shembjen e dëmtimet e ndërtesave nga tërmeti. Ai tha:
“Sot janë kryer arrestimet e para. Hetimet vazhdojnë pa pushim. Mos dëgjoni ata që gam-gamosin përnatë nëpër tendat mediatike duke u çjerrë me çehren e vrarë pse nuk ka arrestime”.
Rama theksoi se do të hetohen të gjitha, pa përjashtuar as socialistët, për të cilët ka thënë se “ata do të shporren nga radhët tona”:
“Të jeni të bindur se do kërkoj verifikimin dhe argumentin e saktë nga ana jonë të çdo kujt që mund të akuzohet apo çdo gjëje që mund të vihet nën akuzë dhe nëse ka vërtetë bazë do të merren masa që çdo abuzues të shporret nga radhët tona dhe të shkojë në duart e drejtësisë, nëse kjo do të jetë ajo që meriton. Dhe çdo abuzim të adresohet”.