“Dua t’i uroj të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Krishtlindje të gëzuara.Në veçanti bekimet dhe lutjet e mija janë me ata më shumë në nevojë, në veçanti me të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit.”
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kisha Ortodokse në Durrës. Para gazetarëve, ai uroi të gjithë besimtarët katolikë, duke bërë thirrje për bashkim për t’i dalë ballë çdo të keqeje.
“Qoftë kjo ditë e shenjtë e lindjes së krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh dhe më të fuqishëm, si një familje për të përballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të zotit.”