Një javë pas atentatit, kthehet në zyrë kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe

Nga Redaksia
Një javë pas atentatit, kthehet në zyrë kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe

Një javë pas atentatit me granatë, kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është rikthyer në zyrë.

Duke folur për Fax-News, zoti Tushe minimizoi gjendjen e tij duke thënë se ishte ndjerë më shumë i lënduar nga raportimet në media se sa nga plagët e marra prej konfliktit me Gëzim Saraçin.

“[…] ndodhem në punë sot, kalova plagë të lehta, dëmtime të lehta, plagë më të rënda janë ato që shkruhen dhe thuhen në media. Drejtësia do të vendosë të thojë fjalën e saj për atë që ka ndodhur.”

Kryebashkiaku Tushe u sulmua me granatë në zyrën e tij nga Gëzim Saraçi. Nga shpërthimi i granatës ai mori plagë në shpatull ndërsa e lënduar mbeti edhe sekretarja Erisa Qalliu.

Saraçi mundi t’i largohej policisë dhe ende është në kërkim. Autoritetet kanë vënë 1 milionë lekë shpërblim për kapjen e tij.

Në komunikimin telefonik me mediat zoti Tushe nuk pranoi të fliste për shkakun e konfliktit që ka pasur me Saraçin dhe pretendimet e opozitës se ky i fundit ka qenë “i besuari i tij edhe pse i lidhur me trafik droge dhe prostitucioni”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>