Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me diplomatët e huaj në Tiranë, mes të cilëve dhe zëvendësambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones.
Në takim kanë qenë të pranishëm dhe disa prej ish-deputetëve demokratë.
Temat kryesore të takimit ishin reforma zgjedhore dhe dekriminalizimi përmes denoncimeve të opozitës për kryebashkiakët me të shkuar kriminale.