Qendra telefonike 24 orëshe e OSHEE-së — Koment

Qendra telefonike 24 orëshe e OSHEE-së — Koment

Zëdhënësat e palodhur të institucioneve publike kanë filluar të prodhojnë lajme të vërteta.

Pak ditë më parë, kompania publike e energjisë elektrike OSHEE i bëri me dije publikut se prej një viti ka riaktivizuar qendrën telefonike 24 orë, për të përmirësuar shërbimin ndaj abonentëve. Plot mburrje, OSHEE deklaroi se kjo risi e madhe po korr pëlqyeshmërinë e publikut.

Sipas të dhënave kompanisë, telefonatat e qytetarëve janë trefishuar nga 650 telefonata në muaj që priste kompania më parë, në rreth 2 mijë telefonata në muaj aktulisht.

Kjo do të thotë që OSHEE merr mesatarisht 67 telefonata në ditë, ose mesatarisht 4 telefonata në orë (nëse përfishjmë orët natës).

Ajo që zëdhënësat ekspertë të OSHEE-së nuk bënë të ditur është: sa persona ka punësuar OSHEE-ja për t’ju përgjigjur mesatarisht 4 telefonatave në orë?

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>