Kompania Crown Agents u pagua me 6,8 milionë euro nga qeveria shqiptare, për konsulencën dy vjeçare në Drejtorinë e Doganave, pavarsisht se nuk arritën të mbledhin të ardhurat doganore parashikuar në kontratë.
Kompania angleze, sipas kontratës, duhet të rriste të ardhurat doganore me 1 për qind të PBB-së në vit, ose rreth 100 milionë euro. Por, për vitin 2014 të ardhurat nga doganat u rritën vetëm 0,4 për qind të PBB-së nga një vit më parë.
Ndërsa, të dhënat për janar-nëntor 2015, tregojnë se të ardhurat doganore janë 5,3 për qind më pak se në 2014-tën. Këto të dhëna mjaftojnë për të treguar se bashkëpunimi i qeverisë me Crown Agents, jo vetëm nuk solli të ardhura shtesë, por nuk arriti të mbledhë të ardhura as sa vitet e mëparshme.
Kontrata dy vjeçare e qeverisë me Crown Agents përfundoi në shkurt 2016 dhe nuk u rinovua më. Ministria e Financave e quajti bashkëpunimin të suksesshëm.
Artikuj të lidhur:
Bashkëpunimi me Crown Agents: dështim apo sukses?
Crown Agents i shkruan Kryeministrit për korrupsionin në dogana – Pikat kryesore