Dëmi ekonomik që i është shkaktuar financave publike për vitin 2014, nga keqqeverisja, është vlerësuar në rreth 108 milion euro. Të dhënat janë publikuar nga OpenData Albania që i referohet raportit vjetor për vitin 2014 të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Rreth pesë millionë euro vlerësohet dëmi i shkaktuar vetëm nga administrata e prokurimeve publike, dy herë më shumë se në vitin 2013.
Dëmi ekonomik vlerësohet gjatë proçesit të auditimit si pasojë e abuzimeve në llogaritjen e vlerës së kontratës, pranimin e ofertave dhe shqyrtimin e ofertave në konkurim.
Prokurimet vijojnë të mbeten një ndër sektorët me nivel më të lartë të dëmit ekonomik, pas sektorit të doganave dhe atij të shitjes e dhënies me qira të pronës publike.