Presidenti Ilir Meta, përfaqësues të opozitës dhe pozitës, morën pjesë në forumin e Inisiativës së 3 Deteve (Mesdhe, Balltik, Det i Zi) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Forumi, i cili zhvilloi punën pa praninë e mediave, u bashkëkryesua nga Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Gjeneralin Amerikan Jim Jones.
Nisma është ende në fazat fillestare. Ajo parashikon bashkëpunimin e vendeve të rajonit të Evropës juglindore dhe qendrore në investimet në teknologji, siguri, infrastrukturë dhe energjitikë. Aspekte këto, të cilat shihen me rëndësi strategjike nga SHBA-të dhe BE-në për të përballuar ndërhyrjet ruse.
Iniciativa e 3 Deteve përbëhet nga 12 vende anëtare të BE-së. Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit, nuk janë anëtare të saj. Presidenti Meta shprehu për Zërin e Amerikës mbështetjen për nismën, ndërsa mediat raportuan se ai paraqiti edhe dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e saj.
Pjesëmarrësit dhanë mbështetje që përpara Samitit të Takilinit në Estoni të ketë takim në rajon ku të kërkohet përfshirja e vendeve të Ballkanit në këtë proces.