Drejtuesi demokrat, Lulzim Basha i premtoi sot pronarëve se do të zgjidhë përfundimisht problemin e pronës.
Gjatë një takimi sot mbasdite, me disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës në selinë blu, Basha tha se PD e ka “detyrim të pashlyer t’i japë zgjidhje problemit të pronave”.
“Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës. PD ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet”, – shkroi Basha në një postim në Facebook.