Shumica Social Demokrate maqedonase e drejtuar nga Zoran Zaev miratoi pas më shumë se 1 vit diskutimesh, në kundërshti me opozitën, ndryshimet ligjore në ligjin për prokurorinë. Këto ndryshime u mbështetën nga BE dhe SHBA. Miratimi i ligjit u bë vetëm me shpresën se Brukseli do të hapë bisedimet me Maqedoninë e Veriut në maj 2020.
Ky ligj ishte i fundit i votuar nga ky parlament, përpara se ai të shpërbëhejë ditën e dielë, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të 12 prillit.
Këshilli Europian më 18 tetor 2019, bllokoi hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Arsyeja kryesore pse Maqedonisë nuk iu hapën negociatat ishte këmbëngulja e Francës dhe e disa vendeve të tjera, se veçimi i Maqedonisë nga Shqipëria do të ishte gabim i madh, pasi do të shkurajonte faktorin shqiptar dhe do të rriste rrezikun e destablizimit në rajon.
Sikurse e bëri të qartë Presidenti Makron, veçimi do të ishte “gabim fatal politik”, pasi e shkuara ka treguar se “në Shqipëri dhe në të gjitha vendet me [popullsi] shqiptare ka pasur lëvizje politike dhe shoqërore që [kanë çuar] në dhunë të paparashikuar”.